Çka siguroi shefi i AKI-së para deputetëve? Gazetarja Tërshani sjellë detajet (VIDEO)

Çka siguroi shefi i AKI-së para deputetëve? Gazetarja Tërshani sjellë detajet (VIDEO)

Written by

in

Çka siguroi shefi i AKI-së para deputetëve? Gazetarja Tërshani sjellë detajet (VIDEO)

Shefi i Agjencisë Kosovarë për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot ka raportuar para Komisionit për Siguri, për më shumë se një orë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka bërë të ditur se kjo mbledhje u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të informacioneve konfidenciale që janë dhënë para deputetëve.

Tërshani tregoi se çfarë ka deklaruar deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, pjesë e këtij komisioni.

“Ai tha se u informuan për gjendjen e sigurisë në vend, duke siguruar që Kosova është stabile, duke përfshirë edhe pjesën veriore të vendit. Nuk ka situata të jashtëzakonshme, që mund të cenojnë sigurinë. Derisa për çështje të tjera, luftën hibride të Serbisë, ai tha se u informuan gjerë e gjatë nga Petrit Ajeri, lidhur me përballjen e Kosovës karshi këtyre sulmeve”. /Klankosova.tv