“Çmendet” Bayern Munichu, kërkon afrimin 120-milionësh që po shkëlqen në Ligën Premier

“Çmendet” Bayern Munichu, kërkon afrimin 120-milionësh që po shkëlqen në Ligën Premier

Written by

in

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të një prej talenteve më premtues të Ligës Premier, pasi ka vendosur në listën e dëshirave sulmuesin e Bournemouthit, Junior Kroupi.

Sipas gazetës angleze “The Mirror”, kampioni gjerman është duke monitoruar nga afër zhvillimin e 20-vjeçarit francez, i cili ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij.

Megjithëse drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, së fundmi kishte deklaruar se ishte “jashtëzakonisht i kënaqur” me skuadrën aktuale, drejtuesit bavarezë vazhdojnë të shqyrtojnë përforcimet e mundshme për të ardhmen.

Kroupi kishte shkëlqyer gjatë pjesës së dytë të sezonit 2025/26, duke u shndërruar në një prej emrave më të përfolur të futbollit anglez. Megjithatë, një lëndim në këmbë ia ndërpreu hovin, ndërsa së fundmi është rikthyer në fushë, duke regjistruar dy paraqitje si zëvendësues për Bournemouthin.

Një prej përparësive më të mëdha të francezit është fleksibiliteti taktik. Ai mund të luajë si qendërsulmues, mesfushor ofensiv, por edhe në të dy krahët e sulmit. Përveç shpejtësisë, Kroupi dallohet edhe për aftësinë për të shënuar me të dyja këmbët.

Bayerni, megjithatë, nuk është klubi i vetëm që po e përcjell situatën e tij. Edhe Arsenali dhe Paris Saint-Germaini janë duke monitoruar nga afër talentin e Bournemouthit.

Transferimi i tij nuk do të ishte aspak i lehtë, pasi vlera e kërkuar për shërbimet e francezit raportohet të jetë rreth 120 milionë euro.

Kroupi ishte lidhur edhe me një kalim te Tottenhami gjatë verës së kaluar, por Bournemouthi nuk duket i gatshëm të heqë dorë lehtësisht nga një prej talenteve më premtues të skuadrës./Telegrafi/