
Como ka marrë një fitore të madhe ndaj Juventusit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas dominoi përballjen në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, duke i shkaktuar Juventusit një humbje të rëndë.
Nico Paz ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, kurse në pjesën e dytë Tasos Douvikas realizoi dy herë, në minutat 64 dhe 80, për ta vulosur fitoren e vendasve.
Juventusi e pati edhe më të vështirë ndeshjen pasi mbeti me një lojtar më pak që në minutën e pestë, kur Randal Kolo Muani u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme.
Me këtë fitore, Como konfirmon formën e mirë dhe vazhdon garën për një vend në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Juventusi pëson një goditje të rëndë në kampionat. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi