Basketbollisti i skuadrës therandase e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, duke regjistruar indeksin 33. Me këtë paraqitje, Withers u dallua si një nga lojtarët më të mirë të javës dhe fitoi çmimin e më të vlefshmit (MVP).
Në pesëshen më të mirë të javës së shtatë janë përfshirë edhe basketbollistë të Bashkimit, Vëllaznimit, Borës dhe Trepçës, të cilët u dalluan me paraqitjet e tyre individuale.
Divine Myles i Bashkimit kontribuoi me 23 pikë, një kërcim dhe nëntë asistime, duke regjistruar indeksin 26.
Kentrell Pullian i Vëllaznimit realizoi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, me indeksin 35, duke qenë një nga basketbollistët më të dalluar të kësaj xhiroje.
Muhamedali Janjeva i Borës vazhdoi me paraqitje të mira, duke shënuar 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, me indeksin 19.
Ndërkohë, Drilon Hajrizi i Trepçës kompletoi pesëshen më të mirë me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, duke regjistruar indeksin 18.
Top 5
Connor Withers (Golden Eagle Ylli) – 16 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 33 indeksi (MVP)
Divine Myles (Bashkimi) – 23 pikë, 1 kërcim, 9 asistime, 26 indeksi
Kentrell Pullian (Vëllaznimi) – 27 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 35 indeksi
Muhamedali Janjeva (Bora) – 23 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) – 13 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 18 indeksi
Burimi: RTKLive
