Conte angazhon superagjentin për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Conte angazhon superagjentin për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Written by

in

Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.

Sipas gazetarit Santi Aouna nga Foot Mercato, trajneri italian ka angazhuar superagjentin Pini Zahavi për ta ndihmuar në negociatat me klubin anglez.

Zahavi është përfshirë posaçërisht për mundësinë e një marrëveshjeje me Unitedin, ndërsa Conte vazhdon të përfaqësohet nga agjenti i tij i zakonshëm, Federico Pastorello. Italiani është pa punë që nga largimi nga Napoli në qershor dhe dëshiron një rikthim në Ligën Premier.

telegrafi.com

Conte më parë ka drejtuar Chelsean dhe Tottenhamin, ndërsa me londinezët e Chelseat fitoi titullin e Premier League në vitin 2017. Ai gjithashtu ka fituar kampionatin italian me Juventusin, Interin dhe Napolin.

Ndërkohë, e ardhmja e Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit është vënë në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta. Sipas raportimeve, klubi ka regjistruar vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit dhe aktualisht ndodhet në vendin e 18-të.

Drejtori sportiv Jason Wilcox dhe drejtori ekzekutiv Omar Berrada raportohet se synojnë të diskutojnë të ardhmen e Carrickut me bashkëpronarin Jim Ratcliffe. Një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, por ndryshimi i trajnerit mund të ndodhë gjatë pushimit ndërkombëtar.

Pavarësisht interesimit të Contes, Mauricio Pochettino konsiderohet kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës. Argjentinasi, aktualisht përzgjedhës i SHBA-së, raportohet se ka mbështetjen e disa drejtuesve të Unitedit, përfshirë Omar Berradan dhe Joel Glazerin.

Laporta, Zahavi dhe Lewandowski telegrafi.com

Në garë për stolin e “Djajve të Kuq” përmenden edhe Eddie Howe, Julian Nagelsmann, Fabian Hürzeler dhe Unai Emery. Megjithatë, Conte po përpiqet të forcojë pozitat e tij përmes angazhimit të Zahavit, në pritje të vendimit që do të marrë drejtuesit e klubit anglez. /Telegrafi/