Crosetto: Mirënjohje për ushtarët italianë të plagosur dhe të rënët në detyrë

Crosetto: Mirënjohje për ushtarët italianë të plagosur dhe të rënët në detyrë

Written by

in

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka shprehur mirënjohje për ushtarët italianë që shërbejnë në misione, duke kujtuar sakrificën e atyre që kanë humbur jetën dhe vuajtjet e të plagosurve.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Crosetto tha se sakrifica e ushtarakëve dhe familjeve të tyre shpesh kujtohet nga vendi vetëm në momentet e tragjedive.

Ai theksoi se ushtarët italianë shërbejnë çdo ditë për vendin, shpesh larg familjeve të tyre dhe duke u përballur me rreziqe e sakrifica.

Kreu i Mbrojtjes italiane shprehu gjithashtu falënderim të veçantë për ministrin e Mbrojtjes të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, për mbështetjen dhe kujdesin ndaj ushtarëve italianë në këto orë të dhimbshme.

Crosetto tha se Helez u ka qëndruar pranë ushtarëve italianë që nga momentet e para të tragjedisë, duke u kujdesur për ta sikur të ishin ushtarët e vendit të tij.

Burimi: RTKLive