
Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, ka zgjidhur përfundimisht çështjen e së ardhmes duke gjetur skuadër të re.
Anësori i djathtë ka vendosur të mos ndryshojë as qytet dhe as kampionat, pasi i është bashkuar zyrtarisht Getafes me parametra zero (transferim i lirë).
Përfshirja e tij te skuadra madrilene do të jetë e menjëhershme, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri Jose Bordalas nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur t’i japë minutat e para qysh sonte, duke e hedhur në fushë si titullar nga minuta e parë në përballjen ndaj Rayo Vallecanos.
Derbi lokal ndërmjet Getafes dhe Rayo Vallecanos është i paraparë të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, ku vëmendja kryesore do të jetë pikërisht te debutimi i Carvajalit me fanellën e klubit të tij të ri.