Dani Carvajal pranë rikthimit në La Liga

Dani Carvajal pranë rikthimit në La Liga

Written by

in

Dani Carvajal pranë rikthimit në La Liga

Dani Carvajal është pranë rikthimit në La Liga, këtë herë me fanellën e Getafes.

Mbrojtësi 34-vjeçar, i cili u nda nga Real Madridi në fund të qershorit dhe aktualisht është lojtar i lirë, ka avancuar negociatat me klubin madrilen.

Sipas raportimeve të fundit, Carvajal tashmë ka kryer edhe testet mjekësore, ndërsa mbetet vetëm miratimi i La Ligas për regjistrimin e tij.

Trajneri Jose Bordalas ka qenë një nga figurat kryesore në bindjen e mbrojtësit për t’iu bashkuar Getafes.

Carvajal, i cili gjatë karrierës me Real Madridin fitoi 27 trofe, përfshirë gjashtë Champions League, pritet të sjellë eksperiencë të madhe në skuadrën e Getafes./Klankosova.tv