
Kombëtarja e Kosovës te kategoria e vajzave, ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Austrinë, në kuadër të “play-offit” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
“Dardanet” kanë mbyllur përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Klankosova.tv.
Kosova dhe Austria do të përballen nga ora 18:00, në një sfidë të rëndësishme për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit 2027.
Skuadra kosovare synon ta shfrytëzojë faktorin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar rezultat pozitiv në këtë përballje.
Hyrja për tifozët është falas, kurse për teleshikuesit, ndeshja transmetohet në kanalin Sport3 të platformës Artmotion.
