Davontrey Thomas, MVP i javës së tetë

Davontrey Thomas, MVP i javës së tetë

Written by

in

Thomas ishte ndër basketbollistët më të dalluar të kësaj jave, duke regjistruar 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime, për indeks të efiçiencës 30.

Me këtë paraqitje, basketbollisti i Golden Eagle Yllit siguroi çmimin MVP, duke dëshmuar cilësitë e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës therandase.

Ndërkohë, është përzgjedhur edhe pesëshja më e mirë e javës së tetë, ku përveç Thomasit, bëjnë pjesë edhe Bryson Dawkins, Connor Withers, Kenneth Hasbrouck dhe Amin Hot.

Golden Eagle Ylli përfaqësohet me dy basketbollistë në pesëshen më të mirë, Thomas dhe Withers, pas paraqitjeve të tyre të dalluara.

Top 5

Davontrey Thomas (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 30 indeksi

Connor Withers (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 28 indeksi

Bryson Dawkins (Sigal Prishtina) 21 pikë, 11 kërcime, 4 kërcime, 27 indeksi

Amin Hot (Bora) 11 pikë, 6 kërcime, 9 asistime, 21 indeksi

Kenneth Hasbrouck (Trepça) 19 pikë, / kërcime, 1 asistim, 20 indeksi

MVP

Davontrey Thomas (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 10 kërcime, 5 asistime, 30 indeksi

Burimi: RTKLive