
Një debat mes Shqiponjës dhe Adrianit ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, pasi të dy kanë shkëmbyer akuza lidhur me raportin dhe sjelljen e tyre ndaj njëri-tjetrit.
Shqiponja ka deklaruar se nuk është marrë asnjëherë me Adrianin dhe ka mohuar se ka dalë në klipe për të bullizuar dikë.
Ajo ka theksuar se nuk ka qeshur asnjëherë me situatat e bullizimit, përfshirë edhe ato që lidhen me Nichin.
Në anën tjetër, Adriani e ka kundërshtuar, duke pretenduar se Shqiponja kishte buzëqeshur gjatë situatave të tilla.
Ai e ka akuzuar atë se nuk ka pasur guxim t’i kërkojë falje dhe se nuk ka treguar durim në raportin me të.
Përplasja mes tyre ka vazhduar me akuza dhe kundërakuza.
Debatin e plotë mund ta gjeni në videon e mëposhtme: