Debati në studio merr kthesë të papritur në Armeni, kërcasin grushtet

Debati në studio merr kthesë të papritur në Armeni, kërcasin grushtet

Written by

in

Debati në studio merr kthesë të papritur në Armeni, kërcasin grushtet

Një debat politik në televizionin shtetëror të Armenisë ka marrë një kthesë krejtësisht skandaloze, duke përfunduar me grushte e përleshje fizike mes një gazetari dhe një politologu. Ngjarja, e cila ka bërë bujë të madhe, është regjistruar gjatë emisionit “Debati i Madh”, të transmetuar më 15 nëntor, ku po diskutohej mbi agjendën e opozitës armene.

Protagonistë të këtij konflikti të dhunshëm u bënë gazetari Boris Muradyan dhe politologu Harutyun Mkrtchyan. Sipas pamjeve që tashmë janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, situata ka degeneruar nga fjalët e rënda në dhunë të mirëfilltë fizike në mes të studios televizive.

Debati u ndez pasi Mkrtchyan vuri në pikëpyetje integritetin politik të gazetarit, duke e fyer rëndë gjatë transmetimit. Pa e mbajtur veten ndaj fyerjeve, Muradyan është ngritur menjëherë nga vendi, i është afruar bashkëbiseduesit dhe e ka goditur me grusht. Në studio është krijuar menjëherë kaos, ndërsa personat e pranishëm dhe stafi i televizionit kanë ndërhyrë me shpejtësi për t’i ndarë dhe për të qetësuar gjakrat.

Skandali me transmetimin: Televizioni publik nuk i fshiu skenat e dhunës!

Ajo që e ka bërë këtë ngjarje edhe më të bujshme është fakti se emisioni nuk ishte transmetuar “live”, por ishte incizuar paraprakisht. Megjithatë, drejtuesit e televizionit publik armen morën vendimin e çuditshëm që ta transmetonin të plotë përplasjen, pa filtruar as fyerjet dhe as skenat e dhunës fizike.

Ky veprim ka ngjaluar reagime të ashpra në vend. Komisioni për Televizion dhe Radio në Armeni ka reaguar zyrtarisht, duke dënuar ashpër vendimin e televizionit shtetëror për të shfaqur pamjet e papërpunuara. Sipas Komisionit, gjuha e urrejtjes, fyerjet dhe dhuna në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohen me dinamikën e debateve apo me tendencën për të ngritur shikueshmërinë në kurriz të etikës profesionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali