
Diplomimi që u shty për një javë, nuk kaloi në heshtje.
Mungesa e kapelave e telashet me uniformat e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, u kthye si temë në Kuvend të enjten.
Deputetët opozitarë qenë fort të interesuar të dinë se pse pati probleme.
Për asnjërën nga to, ministri i Punëve të Brendshme, se la vetën në faj.
Kureshtare Musliu qe edhe për procedurat tenderuese për mjetet dimërore të të uniformuarve.
Për këtë punë, Sveçla tha se ofertat ishin të papërgjegjshme, ndërsa patrullat sipas tij nuk do të mbesin keq.
Veç me fjalime, gjendja e policisë u faktua edhe me imazhe.
Kjo në pikën e pyetjeve parlamentare në seancës e rregullt të së enjtes.