Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën Premier.
“Reds” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 4-0, në sfidën ku si trajner për herë të parë për Unitedin ishte Mauricio Pochettinon.
Leny Yoro u përjashtua me të kuq pas vetëm tetë minutave lojë pas një ndërhyrje si lojtar i fundit (8’).
Po nga ajo gjuajtje e lirë, Liverpooli mori epërsinë falë Dominik Szoboszlai që e la të shtangur portierin mysafir (10’).
Florian Wirtz pastaj e dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia pas asistimit të Ngumohas (13’).
Liverpooli me një më shumë ishte larg më kërkuese, ndërsa Ngumoha u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi fantastik të Bradley Barcolas (66’).
Fitoren e thellë të Liverpoolit pastaj e vulosi Victor Munoz pas asistimit të Wirtz (82’).
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitët në pozitën e katërt me 21 pikë ndërsa Unitedi bie në vendin e parafundit me tetë sosh./Telegrafi/