
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të mbështesin krijimin e një mekanizmi profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjatë adresimit të saj në seancën e Kuvendit, ajo ka theksuar se monitorimi duhet të bëhet në përputhje me kornizën ligjore dhe duke garantuar pavarësinë e gjyqësorit.
Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Deliu-Kodra ka thënë se shqetësimet e ngritura lidhur me të drejtat e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kërkojnë trajtim serioz dhe veprim institucional.
“Kur institucioni kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngre shqetësime të kësaj peshe, Kuvendi ka detyrim t’i shqyrtojë ato dhe të kërkojë veprim nga institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali