
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar dënimin e djeshëm të Hashim Thaçit, si dhe komunikatën e Qeverisë së Kosovës të publikuar pas këtij vendimi.
Miftaraj vlerësoi se në këtë situatë Kosova duhet të fokusohet në komunikimin dhe angazhimin diplomatik me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, duke theksuar se deklaratat publike nuk mund të ndikojnë në proceset gjyqësore dhe as të zbusin dhimbjen e qytetarëve.
“Duhet me pasë kontakte me shtetet e Këshillit Evropian. Një komunikatë s’mundet as me ju ndihmu atyre në Hagë e as me na shëru neve zemrën”, u shpreh Miftaraj.
Ai theksoi gjithashtu se komunikatat e Qeverisë duhet të jenë të kujdesshme në përmbajtje dhe në gjuhën e përdorur, në mënyrë që të mos interpretohen si ndërhyrje në një proces gjyqësor.
Duke folur për Gjykatën Speciale, Miftaraj e cilësoi atë si një plagë për vendin.
“Gjykata Speciale është plagë e këtij vendi”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Për më shumë: