
Aktores dhe deputetes së ardhshme të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviq, i është hedhur kos në flokë nga një person i tubuar para Kuvendit të Serbisë, teksa ajo po hynte në ndërtesë.
Pas incidentit, kreu i grupit parlamentar të SNS-së, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se do të fliste në orën 09:30 në hollin e Kuvendit për ato që i cilësoi si “sulme të tmerrshme të turmës ndaj deputetëve”, raporton REL.