
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare, pasi deputetët nuk u kthyen me kohë në sallë pas pauzës.
Haxhiu ka reaguar ndaj vonesës prej gjysmë ore, duke vlerësuar se është e pamundur të vazhdohet puna e Kuvendit në këto rrethana.
Në momentin kur ishte paraparë rifillimi i seancës, në sallë ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së, si dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për shkak të mungesës së deputetëve, kryetarja Haxhiu ka vendosur që vazhdimi i seancës të shtyhet.
Në rend dite për seancën e sotme ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për energjinë, si dhe diskutimi për Ligjin për Gjykatën Speciale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali