Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut

Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut

Written by

in

Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën janë paraparë të trajtohen shtatë pika të rendit të ditës.

Në fillim të punimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetin e Listës Serbe, Ivica Coviq, që të bëjë betimin për marrjen e mandatit parlamentar. Ai vjen në këtë pozitë pas dorëheqjes nga mandati të kryetarit të kësaj partie, Zlatan Elek.

Pas leximit të tekstit të betimit, Haxhiu i kërkoi deputetit ta nënshkruajë atë dhe t’ia dorëzojë shërbimit përkatës të Kuvendit.

Gjatë kësaj seance, deputetët pritet të shqyrtojnë çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe plotësimin e mekanizmave të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali