
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, është parë duke pirë duhan në kafenenë “Dio” në Pejë, ndonëse pirja e duhanit në ambiente të tilla është e ndaluar me ligj.
Rasti vjen në të njëjtën ditë kur edhe ministri Armend Muja është parë duke pirë duhan në ambiente ku pirja e tij është e ndaluar
Kështu, dy raste brenda së njëjtës ditë rikthejnë vëmendjen te respektimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit nga zyrtarët publikë
Burimi: Insajderi