Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet

Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Skenderaj, rasti po hetohet

Written by

in

Një person është dërguar me autoambulancë në QKMF në Skenderaj pa shenja jete, vdekjen e të cilit e kishte konstatuar mjeku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:40 në rrugën “Fazli Grajqevci”, në Skenderaj.

Tutje në raport thuhet se njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Rr. Fazli Grajqevci, Skenderaj 28.10.2026 – 22:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, me auto-ambulancë ishte sjellë në QKMF Skenderaj pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/