
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, ka raportuar nga Kuvendi i Kosovës, ku po vazhdon seanca me shqyrtimin e pikave të mbetura nga seancat e kaluara.
Bellagoshi tha se seanca nisi me tri simbolika: flamurin kombëtar, flamurin me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shallin portokalli, që simbolizon fushatën “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës ndaj Grave”.
Ajo theksoi se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi daljen e parë publike të UÇK-së në vitin 1997, si dhe ish-krerët e kësaj organizate që po gjykohen në Hagë.
“Tri simbolikat që po i shihni në pamje, me të cilat nisi seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, janë flamuri kombëtar, flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shalli portokalli, që simbolizon fushatën ‘16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës ndaj Grave’”, raportoi Bellagoshi, duke shtuar se Haxhiu kujtoi edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Bellagoshi raportoi se Kuvendi vazhdoi me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, por nuk arriti t’i miratojë dy rezolutat e diskutuara më herët, atë për furnizimin me barna për pacientët me kancer dhe rezolutën për gjendjen në sektorin e energjisë elektrike.
Ajo bëri të ditur se më pas në Kuvend u shqyrtua çështja e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së nga komunitetet joshumicë, pasi për kandidatët shqiptarë nuk pati kandidatë që të vazhdonin në këtë fazë të procesit, transmeton Klankosova.tv.
Për raportimin e plotë: