Dhuna ndaj grave, Kajtazi: Në secilin rast del i përfshirë edhe dikush i familjes së burrit (VIDEO)

Dhuna ndaj grave, Kajtazi: Në secilin rast del i përfshirë edhe dikush i familjes së burrit (VIDEO)

Written by

in

Dhuna ndaj grave, Kajtazi: Në secilin rast del i përfshirë edhe dikush i familjes së burrit (VIDEO)

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se rastet e dhunës ndaj grave janë rritur dukshëm viteve të fundit në Kosovë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo është rezultat i mentalitetit të shoqërisë kosovare.

“Shqetësimi më i madh është mentaliteti ynë i dhunshëm. Ne jemi të dhunshëm dhe rastet e dhunës janë duke u rritur. Më shumë ke vrasje të grave në vitin 2026, sesa në periudhën e pasluftës. Edhe dhuna verbale është rritur gjithashtu shumë kohëve të fundit. Kjo lidhet me mentalitetin tonë, me shkollimin e dobët, me shkallën e analfabetizmit, me mungesën e mirëqenies.

Ai ka thënë se është e habitshme edhe përfshirja e anëtarëve të tjerë të familjes në rastet e dhunës ndaj grave.

“Në secilin rast, del dikush i familjes së burrit që del i implikuar në këto çështje të dhunës. Flasim për një mentalitet të çoroditur të shoqërisë sonë që ka një lloj pajtimi në tërësi të rrethit familjar për të ushtruar dhunë ndja një gruaje, ose ndaj një familjari të tyre.”, ka thënë Kajtazi. /Klankosova.tv