Dhunë në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira – viktima merr trajtim mjekësor

Dhunë në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira – viktima merr trajtim mjekësor

Written by

in

Dhunë në familje në Kamenicë, dy gra të përfshira – viktima merr trajtim mjekësor

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur më 1 nëntor në Kamenicë.

Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur vetëm të enjten në organet e rendit.

Në këtë rast, të përfshira kanë qenë dy femra.

“Kamenicë / 01.11.2026 – 19:00. Më 05.11.2026 Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje & Lëndim i lehtë trupor”. /Klankosova.tv