
Problemet për reperin dhe producentin amerikan Diddy po vazhdojnë edhe pas hekurave. Ai dyshohet se është përfshirë në një përleshje me një të burgosur me origjinë xhamajkane, i njohur me nofkën “Dudus”, në burgun federal Fort Dix.
Sipas raportimit të TMZ, duke cituar burime, incidenti ka ndodhur të premten e kaluar dhe ka përfunduar me lëndimin e Diddy-t në kokë. Për këtë arsye, ai raportohet se është dërguar në një qendër mjekësore jashtë burgut.
Dyshimet janë se konflikti mund të jetë nxitur nga pakënaqësia e disa të burgosurve pas raportimeve për kushtet dhe privilegjet që Diddy pretendohet se gëzon gjatë vuajtjes së dënimit.
Pas publikimit të këtyre raportimeve, autoritetet e burgut thuhet se kanë kryer kontrolle të papritura, gjatë të cilave kanë sekuestruar telefona celularë nga disa të burgosur. Mes tyre raportohet se ka qenë edhe “Dudus”, gjë që dyshohet se ka shtuar tensionet.
Sipas TMZ, “Dudus” konsiderohet një figurë me ndikim brenda burgut dhe po vuan një dënim prej 23 vitesh, të cilin e ka nisur në vitin 2012.
Pas incidentit, të dy të burgosurit raportohet se janë transferuar në Njësinë e Strehimit të Posaçëm (SHU), ku mbahen të ndarë nga të burgosurit e tjerë. Sipas raportimit, ndaj tyre është vendosur një masë disiplinore prej dy javësh në izolim.
Deri më tani, pretendimet për përleshjen dhe arsyet që dyshohet se çuan në konflikt nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e burgut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Diddy përfshihet në një përleshje me një të burgosur të njohur si “Dudus” appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali