Digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh në Gjilan, rasti po hetohet

Digjen dy vetura dhe pajisje shtëpiake në një garazh në Gjilan, rasti po hetohet

Written by

in

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri garazhi i tij ku janë djegur dy vetura dhe pajisje shtëpiake.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 01:15, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe janë duke trajtuar rastin.

“Gjilan 24.11.2026 – 01:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri garazhi i tij, ku janë djegur dy vetura dhe pajisje shtëpiake. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe janë duke trajtuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/