Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, Rama vendos “tavolinën e dialogut” para Kryeministrisë

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, Rama vendos “tavolinën e dialogut” para Kryeministrisë

Written by

in

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, Rama vendos “tavolinën e dialogut” para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog.

Kreu i qeverisë ka publikuar mëngjesin e kësaj të shtune një video në rrjetet sociale, ku shihet një tavolinë e vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë lënë letra me fjalën “dialog”.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri u bën thirrje protestuesve për dialog, por deri më tani ata nuk e kanë pranuar këtë ofertë.

Ndërkohë, sot shënohet dita e 12-të e protestës studentore në Shqipëri, e cila është paralajmëruar të mbahet me një tubim kombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali