Dita e dytë e vizitës, Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij (VIDEO)

Dita e dytë e vizitës, Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij (VIDEO)

Written by

in

Dita e dytë e vizitës, Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij (VIDEO)

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në orët e paraditës së enjte ka arritur në shtëpinë e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë.

Vizita në Kosovë, atij i është mundësuar nga Gjykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

Edhe në ditën e dytë, ai është sjellë nga automjetet e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Derisa, nën masa të rrepta sigurie është përcjellë nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë, deri te shtëpia e tij në lagjen “Velania”.

Krasniqi i ishte lejuar vizita në familje për arsye të forta humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij. /Klankosova.tv