
Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës.
Aty do të pritet nga familjarët e tij, duke përmbyllur kështu vizitën e tij katër-ditore në Kosovë, e cila iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye, siç u tha, humanitare.
Është mësuar se arsye e kësaj vizite është gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Tre ditët e kaluara, Krasniqi është sjellë në shtëpinë e tij në Velani nën shoqërimin e forcave të EULEX-it.
Ditën e kalonte te familja, kurse natën në ambientet e EULEX-it.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së do ta përfundojë vizitën në Kosovë sot në orën 14:00, teksa në orën 15:00 do të niset për në Hagë me një aeroplan special. /Klankosova.tv