Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon për të tretën ditë radhazi protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raporton Ekonomia Online.
Protesta po mbahet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë për media.
Protestueset janë afruar pranë hyrjes së objektit të Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlindës.
Për dy ditë radhazi, protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës. Ndërkaq, gjatë protestës së djeshme, ato kanë kërkuar edhe burgosjen e përgjegjësve.
Burimi: Dukagjini
