“Do të të dua deri në ditën kur të vdes”, mesazhi prekës i partneres së Rinesancës pas vdekjes së artistes

“Do të të dua deri në ditën kur të vdes”, mesazhi prekës i partneres së Rinesancës pas vdekjes së artistes

Written by

in

“Do të të dua deri në ditën kur të vdes”, mesazhi prekës i partneres së Rinesancës pas vdekjes së artistes

Një mesazh i mbushur me dhimbje dhe dashuri vjen nga partnerja e artistes Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun si Rinesancë, pas ndarjes së saj të parakohshme nga jeta.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të Rinesës, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të saj të dashur.

“Për mua ishe forca, universi dhe ylli im”, ka shkruar ajo, duke treguar se asgjë nuk mund ta përgatiste për një dashuri dhe humbje të tillë.

Partnerja e artistes ka shprehur keqardhjen që Rinesës nuk iu dha më shumë kohë, ndërsa ka kujtuar se ajo luftoi deri në fund, me gjithë forcën që kishte.

Ajo ka thënë se ta donte, ta njihte dhe të ishte pranë saj ishte nderi më i madh i jetës së saj.

“Të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri në ditën kur të vdes”, ka shkruar ajo, duke shtuar se dashuria e Rinesës e ndryshoi përgjithmonë.

Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.

Homazhet për artisten mbahen sot, nga ora 12:00 deri në 17:00, në Waterloo të Ontarios, në Kanada.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali