Dogana e Kosovës ka ndaluar mallra të padeklaruara, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë kontrollit të një autobusi nga Turqia në pikën kufitare në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Doganës, autobusi që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës është ndaluar për kontroll gjatë kontrolleve rutinore më 11 tetor 2026.
Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit.
Dogana ka bërë të ditur se para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar, por asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar ndonjë mall apo mjet monetar.
Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave administrative dhe legjislacionit në fuqi.
Burimi: Dukagjini
