
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të pjesëve të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili kishte hyrë në territorin e Kosovës për t’iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit.
Gjatë verifikimit të ngarkesës dhe krahasimit të saj me dokumentacionin përcjellës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar pjesë të automjeteve që nuk ishin deklaruar.
Sipas Doganës, vlera e mallrave të padeklaruara arrin në rreth 3,400 euro, pa përfshirë detyrimet e importit.
Për këtë rast është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.
Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
[/GazetaSinjali/]
Burimi: Sinjali