Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës diskutojnë për patrullime të përbashkëta

Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës diskutojnë për patrullime të përbashkëta

Written by

in

Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës diskutojnë për patrullime të përbashkëta

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Fation Shehu, dhe homologu i tij nga Kosova, Agron Llugaliu, kanë zhvilluar sot një takim në Tiranë, ku u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit operacional, me fokus te patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër.

Siç mëson Sinjali, sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, takimi ka shërbyer për të shqyrtuar ecurinë e bashkëpunimit të deritanishëm dhe për të përcaktuar hapa konkretë për zgjerimin e tij, me qëllim rritjen e efikasitetit të kontrolleve, administrim më të mirë doganor dhe lehtësim të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Gjatë bisedimeve, palët u ndalën te disa fusha kyçe të bashkëpunimit:

Komunikimi dhe menaxhimi i riskut: Forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe komunikimit online mes strukturave përgjegjëse, për të zbuluar në kohë problematikat dhe për të reaguar në mënyrë të koordinuar.

Sistemat informatike dhe logjistika: Zgjerimi i bashkëpunimit në këto fusha, me synim ndërveprim më të mirë mes dy administratave, modernizim të proceseve dhe rritje të kapaciteteve institucionale.

Në fund të takimit, krerët e të dy administratave doganore riafirmuan gatishmërinë për të vijuar dialogun dhe bashkëpunimin e ngushtë, duke synuar që çështjet e diskutuara të përkthehen në nisma konkrete në dobi të të dy institucioneve dhe operatorëve ekonomikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali