
Reperi i njohur kanadez, Drake, ka surprizuar publikun gjatë koncertit të këngëtares me origjinë shqiptare, Qëndresa, të mbajtur të enjten mbrëma në Toronto.
Ai është shfaqur papritur në skenë, ku së bashku me artisten shqiptare ka interpretuar këngën “Slap the City”, bashkëpunimin e tyre të përfshirë në albumin e Drake të vitit 2026, “HABIBTI”.
Paraqitja e reperit në koncert është parë si një tjetër dëshmi e mbështetjes së tij për Qëndresën, me të cilën ka krijuar një raport të afërt artistik dhe miqësor.
Afrimiteti mes dy artistëve nisi pasi Drake publikoi në Instagram muzikën e këngëtares, duke i dhënë asaj vëmendje të madhe dhe ekspozim para një audience ndërkombëtare.
Që nga ajo kohë, dy artistët kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore, ndërsa Qëndresa është përfshirë edhe në projektet e fundit të reperit kanadez.
Dalja e përbashkët në skenë në Toronto shënon një tjetër moment të rëndësishëm në bashkëpunimin e tyre dhe një paraqitje të veçantë për këngëtaren me origjinë shqiptare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali