Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.
Protesta ka nis në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.
Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.