
Një shofer në Prishtinë është identifikuar nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, pasi po drejtonte veturën me targa që i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa vetura e tij kishte regjistrimin e skaduar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, pas së cilës janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
Për përdorimin e targave që i përkisnin një automjeti tjetër, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, ndërsa për drejtimin e veturës me regjistrim të skaduar është gjobitur me 200 euro të tjera.
Në total, shoferit i janë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 700 eurosh.
Policia ka bërë të ditur se targat e përdorura janë sekuestruar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali