Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Mitrovicës, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Ju konfirmojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G. B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e Shalës.
Ajo ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
Burimi: RTKLive
