Drejtoria e Arsimit në Kamenicë shpërndan materiale didaktike në të gjitha shkollat e komunës

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë shpërndan materiale didaktike në të gjitha shkollat e komunës

Written by

in

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka njoftuar se ka realizuar shpërndarjen e materialeve didaktike për të gjitha shkollat e kësaj komune.

Sipas njoftimit të publikuar, kjo nismë synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, duke ofruar mbështetje shtesë për mësimdhënësit në punën e tyre të përditshme me nxënësit.

Përmes pajisjes së shkollave me materiale didaktike, synohet të lehtësohet puna edukativo-arsimore dhe të pasurohen mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve mësimore.

Drejtoria e Arsimit ka theksuar se përmirësimi i kushteve në shkolla dhe mbështetja e vazhdueshme për mësimdhënësit janë pjesë e rëndësishme e avancimit të arsimit në komunë.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë. /Telegrafi/