Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek

Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek

Written by

in

Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek

Një operacion i policisë greke ka përfunduar me sekuestrimin e 70 kilogramëve e 80 gramëve marihuanë, që dyshohet se ishte transportuar nga Saranda drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër shqiptaro-grek. Gjatë aksionit, është arrestuar drejtuesi grek i automjetit që po përdorej për transportimin e drogës.

Sipas informacioneve të siguruara nga antidroga e Patras, autoritetet greke kishin marrë të dhëna për një ngarkesë narkotikësh që pritej të futej në territorin grek.

Agjentët e antidrogës kanë ndjekur automjetin e dyshuar deri në Igumenicë, ku e kanë mbajtur nën vëzhgim nga distanca. Sipas dyshimeve të policisë, droga ishte transportuar me krahë përmes kufirit të gjelbër nga territori shqiptar dhe më pas ishte ngarkuar në automjet.

Pas ngarkimit të lëndës narkotike, policia ka ndaluar automjetin në rrugën “Egnatia”, pranë Tirias, në aksin Igumenicë–Janinë.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 63 pako me gjithsej 70 kilogramë e 80 gramë marihuanë. Drejtuesi i automjetit, shtetas grek, është arrestuar.

Rasti i fundit vjen në një periudhë kur është vërejtur riaktivizim i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas të dhënave të raportuara, gjatë 14 muajve të fundit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.3 ton marihuanë në zonat e Igumenicës, Janinës, Kosturit, Follorinës dhe Selanikut.

Numri më i madh i rasteve lidhet me linjën Sarandë–Igumenicë, përmes së cilës dyshohet se është trafikuar pothuajse gjysma e sasisë së drogës së sekuestruar në këto zona të Greqisë.

Në një nga rastet e regjistruara në Igumenicë, autoritetet greke kanë sekuestruar edhe një skaf të ngarkuar me drogë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali