
Përveç kësaj përplasjeje, vetëm disa metra më poshtë ka ndodhur edhe një aksident tjetër trafiku, duke shkaktuar tollovi të madhe në komunikacion.
Sipas informacioneve të Klan Kosova, fatmirësisht nga këto aksidente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë, njësitet e Policisë së Kosovës dhe autoambulanca ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e dy aksidenteve të njëpasnjëshme, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni më poshtë: