Dy autobusë me policë shtohen para Kuvendit, protestuesit bërtasin “marre”

Dy autobusë me policë shtohen para Kuvendit, protestuesit bërtasin “marre”

Written by

in

Dy autobusë me policë shtohen para Kuvendit, protestuesit bërtasin “marre”

Po vazhdon në Prishtinë nata e 21-të e protestës, ku po kërkohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

Ekipi i Klan Kosovës, i cili po e përcjell nga afër situatën në terren, ka raportuar se në këto momente janë shtuar edhe dy autobusë me zyrtarë policorë.

“…Kur i kemi pyetur se nga cila anë kanë ardhur, ata thanë se janë vetëm përforcime… Njëri autobus ishte nga Prizreni, tjetri nga Ferizaji, bazuar vetëm nga targat, s’janë informacione zyrtare…”, tha Vesa Hoda, gazetarja e Klan Kosovës.

Në video, dëgjohen protestuesit duke bërtitur “Marre”. /Klankosova.tv