Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët

Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët

Written by

in

Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar për rritjen e borxheve dhe mundësinë e penalizimeve.

Përmes një njoftimi publik, KRU “Prishtina” ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet e tyre financiare për shërbimet e ujësjellësit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kompanisë, dy fatura të papaguara konsiderohen borxh, ndërsa konsumatorët janë ftuar që të mos lejojnë grumbullimin e detyrimeve dhe t’i kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara.

“Mos lejo që borxhi të rritet. Shmang penalizimet duke i paguar faturat me kohë!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kompania.

KRU “Prishtina” ka rikujtuar gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët për shërbimet e ujësjellësit, duke u bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të jenë të rregullt në pagesa.