Dy palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit me dron në veri të qytetit të Gazës, raportojnë mediat lokale palestineze, shkruan “The Times of Israel”.
Sipas raportimeve, viktimat janë identifikuar si Momen Rizk al-Shandaghli dhe Mohammed Jihad Omar.
Ndërkaq, ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se ka kryer një sulm në atë zonë, duke thënë se objektiv ishin dy persona që i cilëson si operativë terroristë.
IDF ka bërë të ditur se rezultatet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar.
Burimi: Dukagjini
