Më 18 tetor 2026, rreth orës 08:10, Stacioni Policor në Klinë është njoftuar për një zjarr në fshatin Ujmir – Klinë, ku po digjeshin hamulloret.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast, policia ka identifikuar personin përgjegjës për ndezjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e tij.
Rreth orës 08:45, e njëjta patrullë policore, gjatë kthimit për në qytet, ka vërejtur një zjarr tjetër në fshatin Shtaricë, ku po ashtu po digjeshin hamulloret. Edhe në këtë rast është identifikuar personi përgjegjës për ndezjen e zjarrit.
Të dy personat janë udhëzuar të paraqiten në Stacionin Policor në Klinë, ndërsa ndaj tyre, për kundërvajtjet e konstatuara, janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë qytetarët që të përmbahen nga djegia e hamulloreve dhe ndezja e zjarreve në hapësira të hapura. Përveç rrezikut për përhapjen e pakontrolluar të zjarrit, dëmtimin e pronës dhe rrezikut që mund të paraqesin, veprime të tilla janë të ndaluara dhe ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.
Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e nevojshme për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të tilla, me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe rritjes së sigurisë së qytetarëve. Beje ne forme lajmi per portal, mos shto fjale
Burimi: RTKLive
