
Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sinë të Istogut, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas forcave të rendit, rasti është zbuluar gjatë patrullimit, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet kombi me targa vendore.
Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, ndërsa në të ndodhej edhe një pasagjer. Të dy dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë liruar.