Dy persona sulmojnë fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

Dy persona sulmojnë fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

Written by

in

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 10:00, në rrugën “Vicianum”.

Dy zyrtarët policorë dyshohet se janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, përkatësisht gjatë realizimit të një urdhërese.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të dyshuarit janë shtetas kosovarë.

Burimi: Dukagjini