Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat angleze ua publikojnë fotot

Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat angleze ua publikojnë fotot

Written by

in

Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat angleze ua publikojnë fotot

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike, pasi dyshohet se janë futur ilegalisht dhe me qëllim vjedhjeje në rezidencën mbretërore të Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, në Norfolk të Anglisë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, konkretisht gazetës Daily Mail, rasti ka ndodhur në pronën Anmer Hall, e cila është pjesë e kompleksit privat Sandringham Estate.

Të dyshuarit që tashmë po përballen me drejtësinë britanike janë identifikuar si Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç. Ata akuzohen për vjedhje, hyrje të paautorizuar me qëllim të kryerjes së veprës penale, si dhe për shkelje të një zone të mbrojtur të sigurisë së lartë. Pas arrestimit, dy shqiptarët janë dërguar menjëherë në mbajtje.

Operacion i gjerë policor me dronë dhe helikopter

Alarmi për lëvizje të dyshimta brenda perimetrit të pronës mbretërore ishte dhënë pak para orës 18:00 të së hënës. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia britanike ka vënë në lëvizje njësitë e specializuara për kapjen e të dyshuarve.

Në aksionin e kërkimit në terren janë angazhuar:

Njësi me qen nuhatës;

Dronë vëzhgues;

Një helikopter i Shërbimit Ajror Kombëtar të Policisë.

Çifti mbretëror nuk ndodhej në shtëpi

Fatmirësisht, në momentin kur dy shqiptarët kanë hyrë në pronë, as Princi William, as Kate Middleton dhe as fëmijët e tyre nuk kanë qenë të pranishëm në rezidencë.

Anmer Hall është një vilë luksoze me dhjetë dhoma, të cilën çifti mbretëror e kishte marrë dhuratë nga e ndjera Mbretëresha Elizabeth II pas martesës së tyre. Prona rrethohet nga hapësira të gjera, fushë tenisi dhe pishinë private. Lidhur me këtë incident, Pallati Kensington ka refuzuar të komentojë, duke u thirrur në protokollet që nuk lejojnë deklarime për çështjet e sigurisë.

Burimi: Sinjali