Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Written by

in

Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në zonën e Koshuticës në Leposaviq.

Rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 21:00.

Sipas raportit policor, pas shoqërimit dhe intervistimit të dy personave, me vendim të prokurorit ata janë liruar.

Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit” dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/