
Një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Damjan të Gjakovës ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, trajtimin mjekësor të njërit prej tyre dhe ndalimin 48-orësh të tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, rreth orës 17:30.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima Xh.Th. 33 vjeçar ka raportuar se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga vëllai i tij, K.Th. 34 vjeçar.
Në deklarimin e tij, viktima ka përmendur edhe probleme të shëndetit mendor të të dyshuarit, pretendim që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Pas incidentit, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas është kthyer në shtëpi me dëshirën e tij.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka intervistuar lidhur me rastin.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali